Pas hapjes së aplikacionit për 10% në Trust, vetëm brenda dy orëve të para kanë aplikuar 30,000 mijë kontribuues. Aplikimi është duke vazhduar.

“30.000 aplikime kemi pranuar deri më tani. Aplikimi është duke vazhduar”, u bë e ditur në njoftimin e Trustit.

Sipas Trustit, për shkak të cenimit të sigurisë në www.trusti10.org, aplikimi vazhdon në: https://bentenapp.azurewebsites.net/

Tërheqja e 10% të kursimeve pensionale ka ardhur pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike të premten e kaluar.