1160 persona kanë rezultuar pozitiv  me COVID-19, nga gjithsej 2864 teste të bëra në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit.

Më shumë raste të reja ka në Shkup 472, në Kumanovë janë regjistruar 58 raste të reja, në Shtip 43, në Dibër 2, në Prilep 78, në Tetovë 61, në Strugë 29, në Veles 32, në Manastri 87, në Ohër 47, në Kavadar 32, në Gostivar 22, në Gjevgjeli 1, Strumicë 39, Kriva Pallankë 6, Radovish 2, Krushevë 2, Koçan 15, Probishtip 10, Demir Hisar 10, Makedonski Brod 10, Berovë 9, Vallandovë 5, Vinicë 2, Dellçevë 12, Kratovë 2, Shën Nikollë 17, Kërçovë 26, Resnjë 17 dhe 11 në Negotinë.

30 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit korona. Në Shkup 9 të vdekur, të moshave 46, 54, 55, 59, 61, 64, dy 67, dhe një pacient 82-vjeç. 6 në Manastri të moshave 38, 39, 60, 66, 72, dhe 77. Tre në Gostivar të moshave 56, 63 dhe 66. Në Kumanovë kanë ndërruar jetë dy pacientë të moshave 62 dhe 69-vjeçare. Në Shtip një 72-vjeçar, në Veles një 78-vjeçar, një në Gjevgjeli 65-vjeç, një në Strumicë 77, një në Koçan 65, dy në Dellçevë 66 dhe 68, një në Kratovë 65, një në Kërçovë 61 dhe një pacient në Negotinë 84-vjeç. Të gjithë kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, informon Ministria e Shëndetësisë, përcjell tv21.tv.

Instituti i Shëndetit Publik sot ka regjistruar 1094 pacientë të shëruar.

Numri total i rasteve aktive për momentin në vend është 20914 të infektuar. Që nga fillimi i pandemisë gjithsej janë infektuar 58608 persona, prej të cilëve 36064 janë shëruar ndërsa 1630 kanë ndërruar jetë./TV21