30-vjeçari kapet me mbi 15 mijë euro të padeklaruara

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka sekuestruar më shumë se 15 mijë euro nga një shtetas, i cili ishte pasagjer në një autobus që ishte duke dal nga Shqipëria përmes Pikës së Kalimit Kufitar në Kapshticë.

Kjo pikë kufitare lidhë Shqipërinë me Greqinë, përderisa në njoftimin policor shuma e parave, të cilat dyshohet se pasagjeri nuk i kishte deklaruar, është gjithsej 15 mijë e 580 euro.

“Në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të imtësishëm, në valixhet e shtetasit L.S., 30-vjeçar, pasagjer në një autobus, banues në Manëz, Durrës, gjetën 15 mijë e 580 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji” – ka thënë Policia e Shtetit.

Zbulimi i këtij rasti është bërë nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe autoritetet doganore.

Në njoftim është thënë se veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga strukturat hetimore të DVP Korçë, të cilat referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për 30-vjeçarin.

Përderisa për shumën e parave që u sekuestruan u tha se ato i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Back to top button