300 euro gjobë për personin që hodhi mbetura në rrugë si dhe detyrohet për t’i mbledhur ato

Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka gjobitur një person me 300 euro për hedhje të mbeturinave në vende joadekuate si dhe e kanë detyruar atë t’i mbledh ato.

“Inspektorati i kryeqytetit duke ndjekur ankesat e qytetarëve të shfaqura edhe në rrjete sociale, ka arritur të identifikojë personin si në videon e mëposhtme. Inspektorët kompetentë kanë gjobitur të njëjtin në vlerë prej 300 eurosh dhe e kanë detyruar të njëjtin që të pastrojë hapësirën në të cilën kishte hedhur mbeturinat. “, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se në ditët në vijim inspektorati do të vazhdojë kontrollet në zona të ndryshme në kryeqytet.
“prandaj kërkojmë që të gjithë të veprojmë në përputhje me rregullat e përcaktuara dhe në këtë mënyrë të ndihmojmë organet e kryeqytetit në synimin tonë të përbashkët për një Prishtinë më të pastër.”, përfundon njoftimi./21Media

Back to top button