300 mësimdhënës me sëmundje kronike do angazhohen nga shtëpia

 

300 mësimdhënës që janë të evidentuar me sëmundje kronike do të jenë të angazhuar në punën e tyre nga shtëpia. Kështu tha zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, Diellza Kukaj në emisionin “Për ditë të mbarë”.

Kukaj tregoi se këta mësimdhënës do ë angazhohen në detyra tjera më të lehta nga shtëpitë e tyre pasi që janë më të rrezikuar të infektohen me Covid 19.

“Ministria e Arsimit ka paraparë në programin e saj që 300 mësimdhënës që janë të evidentuar me sëmundje kronike të rënda që do të jenë të përjashtuar nga procesi mësimor në shkolla, megjithatë do të jenë angazhuar në detyra tjera që mund t’i realizojnë nga shtëpia apo çfardo mënyre tjetër, pra nuk do jenë të përjashtuar nga paga”, tha ndër tjera Kukaj.

Tutje Kukaj tregoi se, është paraparë që të jenë mbi 1 mijë mësimdhënës shtesë mbi normë të cilët do të mundësojnë zëvendësimin e mësimdhënësve në rast se infektohen me Covid-19. /21Media

 

Back to top button