Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 300 pacientë të prekur me koronavirus janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së dhe spitaleve rajonale.

Nga 300 pacientë të prekur me koronavirus, 14 prej tyre janë në respiratorë kurse, 273 janë me oksigjeno-terapi

Në Klinikën Infektive është numri më i madh i pacientëve me koronavirus që po marrin trajtim mjekësor. Sipas të dhënave janë 101 pacientë dhe 62 prej tyre janë me oksigjeno-terapi,

Ndërkaq sa i përket spitaleve rajonale, është Spitali i Përgjithshëm i Pejës ai i cili po trajton më së shumti pacientë të prekur me koronavirus.

Sipas IKSHPK-së, në këtë spital janë 61 persona me koronavirus që po marrin trajtim, kurse 20 prej tyre janë me oksigjeno-terapi.

Më poshtë mund ta gjeni tabelën zyrtare të IKSHPK-së për të gjithë pacientët me koronavirus që po trajtohen nëpër klinika dhe spitale rajonale. /21Media