302 raste të reja dhe 3 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1405 testime, ndërsa 54 qytetarë janë shëruar.

Viktima

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndaraj gjeografike e rasteve të reja sipas bashkive

173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë,

30 raste në Lushnje,

12 raste në Fier,

10 raste në Gjirokastër,

9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë,

8 raste në Gramsh,

5 raste në Krujë dhe Librazhd,

4 raste në Has dhe Peqin,

3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat,

2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë,

1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Prenjas, Memaliaj, Kolonjë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar./oranews