Tre prej tyre janë staf mjekësor

Tre prej tyre janë staf mjekësor

Edhe 19 persona janë shëruar nga koronavirusi në Shqipëri, duke e çuar numrin e të shëruarve në 302. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një shkrimi në Facebook bëri të ditur se në mesin e 19 të shëruarve janë edhe staf mjekësor.

“1 MJEK dhe 2 INFERMIERE në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit. SHKON NË 39 numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19. Për të shtatën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë. DERI TANI 302 QYTETARË E KANË FITUAR LUFTËN ME #COVID-19″, shkroi Rama./21Media