Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se se në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës – Spitalet e Përgjithshme aktualisht po trajtohen 460 pacientë, 306 me Covid-19.

“SHSKUK-Spitalet e Përgjithshme: Po trajtohen 460 pacientë, 306 me Covid-19 Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (QKUK dhe 7 spitalet e përgjithshme: Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri) gjatë ditës së sotme janë të spitalizuar 460 pacientë. Prej tyre, 306 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19. Për 154 pacientë të tjera priten rezultatet. Prej këtyre pacientëve, 217 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 11 të intubuar.”, thuhet në njoftim.

Pacientë të konfirmuar me Covid-19:

• Klinika Infektive 96 pacientë
• Klinika e Pulmologjisë 50 pacientë
• Anestezioni/Mjekësia Sportive 21 pacientë
• Spitali i Prizrenit 31 pacientë
• Spitali i Gjakovës 33 pacientë
• Spitali i Pejës 43 pacientë
• Spitali i Ferizajt 13 pacientë
• Spitali i Gjilanit 17 pacientë
• Spitali i Mitrovicës 2 pacientë

Prej nesër publikimi i rezultateve nga IKSHPK-ja do të bëhet në orën 15:00./21Media