Ramadani: Situata është nën kontroll

Ramadani: Situata është nën kontroll

31 persona në mesin e të infektuarve me koronavirus në Kosovë, po tratjohen në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Kështu bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë në detyrë,  Arben Vitia.

Sipas tij gjendja e tyre është stabile me përjashtim të pesë prej tyre që janë në gjendje më të rëndë dhe po trajtohen me oksigjeno terapi.

Ai po ashtu u bëri apel qytetarëve që kohën e lejuar të lëvizjes mos ta shfrytëzojnë për grumbullime.

 “Qeveria e Kosovës ditë më parë ka ndërmarrë masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve. Kërkojmë që koha e lejuar për qarkullim të mos kuptohet në asnjë mënyrë si një hapësirë për t’u grumbulluar por të respektojmë pikën që lëvizjet në rrugë të mos bëhen më shumë se 2 persona e gjithmonë duke mbajtur distancën në 2 metra”, tha ai. Si dhe apeloi që të shmangen edhe vizitat familjare dhe të mos bëhen grumbullime nëpër familje.

Vitia tutje tregoi edhe për testet e reja të cilat kanë arritur dhe shtoi se edhe  10 mijë tjera janë porositur.

“Testet e reja me porosi kanë arritur në IKSHPK, kemi bërë kërkesë edhe për 10 mijë teste të reja. Po vazhdojnë njëkohësisht donacionet dhe ndihmat e ndryshme. Ju bëjmë thirrje për shtim në angazhimin e juaj në këtë situatë. Ruajeni shëndetin e juaj dhe të familjarëve tuaj e komshinjve. Kjo situatë do të kalojë andaj ju lutem që të keni kujdes. Ju lutemi që të keni durimin që këto javë t’i kalojmë sipas këshillave e rekomandimeve”, deklaroi ai .

Ndërsa Drejtori Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani tha se situata është nën kontroll mirëpo apeloi te qytetarët që të jenë të kujdeshëm dhe t’u përmbahen udhëzimeve të dhëna nga insitucionet.

Në Kosovë deri më tani 91 persona kanë rezultuar pozivitv me koronavirus./21Media