31 persona të lënduar nga shpërthimi në qendrën tregtare në Ferizaj
5 Janar 2021
31 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shpërthimi në një qendër tregtare në Ferizaj.
Shkak i shpërthimit dyshohet të jetë një bombolë gazi.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar komandanti i Policisë në rajonin e Ferizajt, Qazim Reka.
Nga 31 personat e lënduar disa janë dërguar në spitalin rajonal në Ferizaj, ndërsa 7 janë dërguar në QKUK./21Media
RTV21 do të ju mbaj të informuar…