Edhe një rast i konfirmuar me koronavirus në Kosovë

Edhe një rast i konfirmuar me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës bëri të ditur se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR,  janë testuar 150 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre është pozitiv.

Rasti pozitiv, sipas Institutit është me vendbanim nga fshati Senik- Malishevë, i gjinisë mashkullore, i moshës 31 vjeçare.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë arriti në 31.

“Nga data 08.02.2020 deri me 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e një (31) raste kanë rezultuar pozitive.”, njoftoi më tutje IKSHPK./21Media