Instituti i Shëndetit Publik sot ka njoftuar se në 24 orët e fudit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 31 persona, ndërsa janë konfirmuar edhe 824 raste të reja.

Në po të njëjtën periudhë, janë shëruar edhe 682 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 688.876 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 146.733 persona.

Nga personat e infektuar, 122.121 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq kanë vdekur 4.419 të tjerë. Numri i rasteve aktive ka arritur në 20.193, raporton TV21./21Media