Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 766 raste të reja nga 3.171 testime të realizuara.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë shëruar 1.118 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 31 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 695.267 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 147.995 persona.

Nga personat e infektuar, 124.828 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 4.509 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 18.658./TV21