Një grua 31 vjec është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Siç ka bërë të ditur për portalin rtv21.tv zëdhënësi i policisë, Baki Kelani rasti ka ndodhur sot në ora 21:00.

“Njësia reaguese policore ka dalë në vend të ngjarjes, sëbashku me ekipin mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore rreth 31 vjecare. Në vend të ngjarjes kanë dalë hetimet dhe njesia e forenzikes”, ka thënë Kelani./21Media