31 vjet nga themelimi i LDK-së
23 Dhjetor 2020
Sot bëhen 31 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kryetar i parë i kësaj partie ishte zgjedhur ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Rugova që njihet si udhëheqësi historik i LDK-së, e ka drejtuar këtë pari deri sa ka ndërruar jetë.
Me rastin e 31 vjetorit të themelimit të partisë, kryesia dhe anëtarësia e LDK-së do të bëjnë homazhe te varri i presidentit Rugova.