Familja është e shenjtë- roli i familjes kosovare në shoqëri?

15 maji është Dita Ndërkombëtare e Familjes

Për të diskutuar më shumë për këtë ditë, për rëndësinë e familjes në shoqërinë kosovare, të ftuar në emisionin Bon Bon të RTV21 ishin të ftuar sociologu Besnik Peci dhe Ora Bytyqi drejtoreshë e programit të Sos Fshatit.

Peci tha se Dita e Familjes meriton më shumë se çdo festë tjetër për tu shënuar pasi që familja është njësia themelore e shoqërisë pasi që ajo e përbën shoqërinë, shkruan rtv21.tv

Peci po ashtu tha se festa e 15 majit duhet të na mobilizojë të gjithëve dhe vlerat tradicionale të familjes të cilat i kemi pasur ne shqiptarët t’i promovojmë në vazhdimësi dhe të mos pushtohemi nga tranzicionet globale.

Peci në fund tha se familja kosovare ka shumë vlera për të ofruar në shoqëritë tjera evropiane perëndimore pasi që kemi qenë shembull për ta promovuar familjen dhe rëndësinë e saj.

Kurse Ora Bytyqi foli rreth Sos Fashtit dhe familjeve që gjenden aty duke thënë se ata familjeve që gjenden aty ju ofrojnë ngrohtësi familjare dhe se e konsiderojnë vetën si familja më e madhe në Kosovë.

Ora tha se tani në Sos Fshat gjenden 10 familje të cilav mundohen që tu ofrojnë kushtet më të mira që ato të jenë të lumtura aty.

Në fund Ora tregoi më shumë rreth rolit të Sos Fshatit./21Media

 

Back to top button