Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë ndodhur 32 aksidente në komunikacion.

18 prej tyre ishin me të lënduar, kurse 14 të tjerë vetëm me dëme materiale.

Gjatë së dielës Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 16 tiketa trafiku, shkruan rtv21.tv.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale policia ka arrestuar 24 persona, të cilët janë dërguar në mbajtje./21Media