Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë trajtuar për Covid-19, 49 pacientë të hospitalizuar.

Sipas njoftimit, 34 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv, 3 pacientë janë të konfirmuar negativ, 11 pacientë presin rezultatet, 1 pacientë pritet të testohet, 2 pacientë me oksigjeno terapi, 5 pacientë në CPAP maske.

“Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim. Unë vendos maskë të të mbroj ty. Ti vendos maskë të më mbrosh mua. Bashkë i mbrojmë të tjerët”, thuhet në njoftim./21Media