Gjilani ka disa ditë që nuk ka asnjë rast të ri të prekur me COVID-19.

Kryetari i kësaj Komune, Lutfi Haziri ka njoftuar se 32 persona vazhdojnë të qëndrojnë në vetizolim dhe nën mbikëqyrje të organeve të emergjencave civile publike, shëndetësore dhe të rendit.

Ka disa ditë që nuk e kemi asnjë rast pozitiv me Covid19. 32 persona vazhdojnë të qëndrojnë në vetizolim dhe nën mbikëqyrje të organeve të emrgjencave civile publike, shëndetësore dhe të rendit. Ne jemi lojal ndaj masave dhe duke respektuar ato e mundim përhapjen e infekcionit Covid 19, ka shkruar Haziri në Facebook.

Komuna e Gjilanit deri më tash ka gjithsej 79 raste me koronavirus, prej tyre dy me përfundim fatal. /21Media