32-vjeçari me dhimbje dhëmballe vdiq rrugës për në spital

Një 32-vjeçar nga Kagjinasi i Kolonjës në Shqipëri ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Sipas informacioneve, bëhet e ditur se shtetasi G. I, ka patur shqetësime paraditen e sotme për dhimbje dhëmballe, ndërsa ka shkuar tek stomatologu dhe ka marrë recetën e qetësuesve. Pas marrjes së mjekimeve në farmaci, ai është rikthyer në banesë.
Pak orë më vonë, 32-vjeçari nuk është ndjerë mirë në banesë, dhe ka qenë babai i tij që ka lajmëruar ambulancën.
Ambulanca ka arritur në gjysmë të rrugës dhe mjekët e kanë konstatuar 32-vjeçarin pa shenja jete.
Viktima ishte nisur me automjet privat drejt Spitalit të Ersekës, sepse kishte humbur ndjenjat në banesë.
Pritet të kryhet autopsia e viktimës për të zbuluar shkaqet e vdekjes.
Çfarë thotë policia?
Ndërkohë policia në njoftimin për ngjarjen pretendon se i riu ka ndërruar jetë në banesë.
“Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Kagjinas, Kolonjë, në banesë, ka ndërruar jetë shtetasi G. I., rreth 32 vjeç. Nga këqyrja e jashtme e trupit të 32-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes”./oranews

Back to top button