Mauro Morandi, 81 vjeçari nga Italia, u detyrua të largohej nga vendi në të cilin ka jetuar për më shumë se 32 vjet, pas presionit që i ushtruan autoritetet.

Ai u zhvendos në Budelli në vitin 1989.

“Po largohem me shpresën se në të ardhmen Budelli do të jetë i mbrojtur, siç e kam mbrojtur për 32 vjet”, shkroi ai në Facebook.

“Vendosa të zhvendosem në ishullin në Polysenia, desha të filloj një jetë të re sa më afër natyres”, tha ai.

Pasi filloi udhëtimin e tij buzë detit, bëri shumë shokë, të cilët kishin zbritur në arkipelagun italian të La Maddalena, ku kishin planifikuar që të punonin dhe të bënin para për të përfunduar të gjitha udhëtimet e tyre.

Por, pasi arrita në Budelli dhe takova rojën e ishullit, që ishte afër pensionimit, Morandi tha se vendosi të qëndrojë dhe ashtu bëri që nga ajo ditë, u kujdes për ishullin dhe fliste me turistët.

Gjatë të dielës, Morandi konfirmoi vendimin e tij për tu larguar nga ishulli, duke shtuar se do të vazhdojë të jetojë në një banesë të vogel afër ishullit të La Maddalena.

“Jeta ime nuk do ndryshojë shumë, unë prap do ta shoh detin”, shtoi Morandi./21Media