Këshilltari i ushtrueses së detyrës së presidentit, Faton Peci bëri të ditur se sot 33 përfaqësues të strukturave të LDK-së në Mitrovicë iu bashkuan iniciativës së Vjosa Osmanit.

Peci përmes një shkrimi në facebook theksoi se ndryshimi i madh po vjen me Osmanin, si dhe shtoi se Kosovës i duhet mbajtja e fjalës së dhënë, e ai theksoi se “ersonfikim i fjalës së mbajtur dhe konsistencës është vetëm Vjosa Osmani”.

“Brenda pak ditësh do të jemi në Mitrovicë, për t’u takuar në çdo lagje e çdo fshat. Bashkohu edhe ti për ndryshimin e madh që i duhet Kosovës.
Kosovës i duhet konsistencë dhe aleancë me qytetarët. I duhet mbajtja e fjalës së dhënë, një virtyt i çmuar nga kohërat e vjetra te ne shqiptarët.
Personfikim i fjalës së mbajtur dhe konsistencës është vetëm Vjosa Osmani. Për një Kosovë më të mirë, për fjalën e mbajtur, për konsistencën!”, shkroi Peci në facebook./21Media