33 qytetarë humbën betejën me COVID-19 në Maqedoni

 
Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1 mijë e 272 raste pozitive me COVID-19, nga 3 mijë e 948 teste të realizuara, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Në po të njëjtën periudhë, janë regjistruar 33 viktima dhe 868 të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë, janë realizuar 620 mijë e 810 teste të koronavirusit. Prej tyre, pozitive kanë rezultuar 128 mijë e 511. Jetën e kanë humbur 3 mijë e 749 persona, kurse janë shëruar 106 mijë e 392 të tjerë.
Raste aktive në vend janë 18 mijë e 370./TV21

Back to top button