Gjashtë të shëruar dhe tridhjetë e tre raste pozitive me Covid-19!

Gjashtë të shëruar dhe tridhjetë e tre raste pozitive me Covid-19!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 33 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 283.

Instituti gjithashtu ka njoftuar se  janë të shëruar edhe gjashtë pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.

“Sot më 11 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 130 mostra të marra nga Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS CoV-2 pozitiv sot në Kosovë janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e tre (33) raste. Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet prej tyre (20) raste me vendbanim në Prishtinë, tre (3) me vendbanim në Prizren, (3) rast në vendbanimet Viti, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të veriut, dy (2) me vendbanim në Skenderaj dhe nga një në Suharekë, Zubin Potok dhe Zveçan. Sot më 11 prill 2020, janë të shëruar edhe gjashtë (6) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej pesëdhjetë e tetë (58)”, ka njoftuar IKSHPK./21Media