Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, nga 2.841 testime të realizuara, 489 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 905 pacientë të shëruar nga koronavirusi, ndërkaq 33 persona e kanë humbur betejën me Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë, janë realizuar 703.569 testime, prej të cilëve pozitivë kanë rezultuar 149.710 persona. Prej tyre, janë shëruar 127.139, ndërkaq jetën e kanë humbur 4.628 të tjerë. Raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 17.943./21Media