“Konfiskimi i pasurisë së përfituar nga krimi, çelës i suksesit”

Lumezi ka thënë se  prokuroret duhet të jenë të pavarur në punën e tyre

Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi i cili mori pjesë në tryezën e punës kundër korrupsionit të organizuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë ka thënë se çelësi i suksesit në luftën kundër korrupsionit qëndron në konfiskimin e pasurisë të përfituar me vepër penale dhe marrja e fuqisë ekonomike krimit.

Lumezi  ka thënë se nuk ka dyshim se për të luftuar korrupsionin nevojitet edhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar sepse shpeshherë para e fituara nga korrupsioni transferohen apo investohen në boten e jashtme në emër të personave tjerë dhe tentohet që të behet kthimi i tyre prapa në Kosovës si para të ligjshme”.

 

“Nëpërmjet punës profesionale, transparencës dhe rezultateve të mira në hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit ne duhet të krijojmë siguri te qytetaret se ata nuk kanë nevoje të japin ryshfet me qëllim që ti realizojnë të drejtat e tyre”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Lumezi kërkoi nga prokurorët e shtetit që gjatë hetimeve penale duhet të bëjnë edhe hetime financiare për të identifikuar të ardhurat nga krimi, nga ryshfeti, keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe shkeljet tjera lidhur me korrupsionin , me qëllim që ti konfiskojmë pasuritë e fituara në mënyrë të kundërligjshme dhe ato ti kthejmë në buxhetin e Kosovës.

Kryeprokurori theksoi se prokuroret duhet të jenë të pavarur në punën e tyre, kjo nënkupton që duhet të jenë të pavarur nga grupet e ndryshme të interesit, por edhe nga emrat e përveçshem të zyrtarëve publik, interesat e të cilave preken gjatë hetimeve dhe vendimeve të prokurorëve.

Kryeprokurori po ashtu kërkoi bashkëpunim të mirë edhe me mediat dhe shoqërinë civile të cilët duhet jenë aleatë kryesore në luftën kundër korrupsionit pa ndihmën e të cilëve nuk mundë të kemi sukses. Mediat dhe të gjitha ata që denoncojnë korrupsionin dhe individët e korruptuar nuk mjafton vetëm të akuzojnë por duhet që japin edhe dëshmi apo informatat e mjaftueshme që do të mundësojnë prokurorëve që të iniciojnë hetimet penale.

Në ketë tryezë morën pjesë edhe Ambasadori Amerikan, Z. Greg Delaëie, Z. Constantine Soupios, Këshilltar Ligjor, Ambasadën Amerikane si dhe Znj. Jennifer Clarke, nga Sektori për Integritet Publik, Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Back to top button