Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sot informoi se prej fillimit të pademisë në këtë komunë janë shënuar 3 mijë e 103 raste, ndërsa 1 mijë e 536 raste me Covid-19 janë ende aktive.

Ndërsa, deri tani, 34 persona të prekur me Covid-19 kanë vdekur në komunën e Prishtinës, ndërsa, janë shëruar 1 mijë e 533 persona.

Ahmeti në facebook apeloi për mbajtje të maskave, dezinfektim të duarve dhe mbajtje të distancës.

“Mbajtja e maskës mbetet një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë. Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm. Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!”, shkroi Ahmeti në facebook.

Ndërkohë, në Kosovë nga Covid-19 janë infektuar 9 mijë e 688 persona, 5 mijë e 480 janë shëruar, ndërsa, 300 persona të prekur me Covid-19 kanë vdekur./21Media