Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, informoi se në 24 orët e fundit nga 1176 testime të realizuara, 387 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Rastet pozitive janë nga: Shkup-174, Kumanovë-17, Shtip-19, Prilep-12, Tetovë-26, Veles-12, Manastir-20, Ohër-1, Kavadarc-3, Gostivar-56, Gjevgjeli-1, Strumicë-6, Kriva Pallankë -4, Radovish-1, Krushevë-3, Koçan-4, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Berovë-1, Vallandovë-2, Vinic-1, Delçevë-7, Sveti Nikollë-7, Kërçovë-3 dhe Negotinë -4.

Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 528 pacientë të shëruar nga korona virusi.

Të shëruarit janë: Shkup-210, Kumanovë-35, Dibër-8, Shtip-25, Prilep-53, Tetovë-38, Veles-26, Manastir-3, Kavadarc-14, Gostivar-18, Gjevgjeli-5, Strumicë-19, Kriva Pallankë -6, Radovish-3, Krushevë-2, Koçan-12, Probishtip-4, Makedonski Brod-2, Berovë-4, Vallandovë-3, Delçevë-8, Kratovë-6, Sveti Nikollë-18 dhe Negotino-6.

Ndërkaq, 35 pacientë e kanë humbur betejën me COVID-19.