Policia jep detaje për ngjarjen

Policia jep detaje për ngjarjen

Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur nga therja me thikë në qytetin e Korçës, si pasojë e një konflikti, që siç njofton Policia, për motive të dobëta.

“Më datë 12.03.2020, në Spitalin e Korçës ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E. P., rreth 35 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet të jetë plagosur në lagjen nr. 9, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar, të cilin Policia e ka identifikuar.