Spitali i Përgjithshëm Gjakovë në raportin 24 orësh ka njoftuar se 62 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid, ku prej tyre 40 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 pozitiv, 9 të konfirmuar negativ dhe 11 pacientë presin rezultatet.

Sipas raportit, 2 pacientë pritet të testohet dhe 36 pacientë janë me oksigjenoterapi, 4 pacientë në CPAP maskë, 2 pacientë të intubuar.

“Unë vendos maskë të të mbroj ty. Ti vendos maskë të më mbrosh mua. Bashkë i mbrojmë të tjerët”, thuhet në njoftimin e spitalit./21Media