Sot është dita me numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus që nga fillimi i panemdisë në Shqipëri.

Kurba e Covid-19 është rritur ndjeshëm në 24 orët e fundit janë testuar 359 persona të cilët janë dyshuar për Covid19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar 27 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë.

Deri më tani janë konfirmuar pozitivë 1299 raste.

Të shëruar – 15 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar ne 960 numrin e te sheruarve nga fillimi epidemisë.

Raste aktive – Në vendin tonë janë 305 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.

Testimet – Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18500 testime molekulare dhe serologjike. /oranews