Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe në dalje për media bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 364 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Ky numër është një rekord i ri pasi që dje numri i të infektuarve ishte 317.

“Dje kemi pasur numrin më të madh, disa ditë është rreth 200, dje 317, sot 364”, tha Filipçe.

Numri i rasteve të reja vazhdon të rritet në Maqedoni./21Media