Në spitalin e Gjakovës janë të hospitalizuar 47 pacientë që po trajtohen për Covid-19. Nga ta 10 pacientë janë të konfirmuar si dhe 37 të tjerë po i presin rezultatet ose mostrat për bërjen e testimeve për t’u konfirmuar ose jo me koronavirus.

Në këtë spital 17 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi.

“Sipas raportit të ekipes kujdestarë që udhëhiqej nga mjekët:Dr.Amir Iljazi, Dr. Visar Juniku, Dr. Njomza Mula poashtu edhe mjekët e rinjë Dr. Lumi Muhaxhiri dhe Zejnije Olluri-Hertica dhe infermieret e ndërrimeve në Spitalin e Gjakovës me 21.07.2020 gjendja është si vijon:
• 47 pacientë të hospitalizuar që trajtohen për Covid,
•10 pacientë të konfirmuar Pozitiv me COVID-19,
•37 pacientë presin rezultatet ose mostrat për teste,
•17 pacientë janë me oksigjen.

Duke respektuar udhëzimet na ndihmoni neve!”, thuhet në njoftimine Spitalit të Gjakovës./21Media