37 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

 
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 4.264 testime të realizuara, 37 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, transmeton TV21.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 10 persona të shëruar nga koronavirusi, ndërkaq asnjë viktimë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 156.054 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 150.273 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.489 pacientë. Raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 292./21Media

Back to top button