37-vjeçari nga Maliqi i Shqipërisë, i denoncuar nga vajza e tij për ngacmim seksual do të qëndrojë në burg deri në fund të hetimit.  

Në seancën ku Gjykata e Korçës e la në burg, ai mohoi akuzat duke deklaruar se ka qenë i pirë, por nuk ka ngacmuar vajzën.

“Isha i pire dhe i droguar nuk mbaj mend asgjë” citohet të jenë shprehur ai para gjykatës.

Deklarimet e 37-vjeçarit tregojnë ndryshim të qëndrimit, pasi më herët në polici ai kishte pranuar akuzën, por duke theksuar sërish faktin se kishte qenë në gjendje të dehur.

Ndërkohë avokati mbrojtës kërkoi thellimin e hetimit dhe ekspertizë të bisedave erotikë të regjistruara nga vajza 18-vjeçare mbi bazë të të cilave akuzohet babai.

Po ashtu mbrojtja kërkoi që 37-vjeçari dhe vajza e tij t’i nënshtrohen ekzaminimeve për të vërtetuar se natën kur pretendohet ngjarja, ata kishin konsumuar lëndë narkotike.

Ndërkohë nëna e vajzës, që jeton e ndarë nga 37-vjeçari, pasi rasti u bë publik kërkoi që mbi të të veprojë drejtësia ose në rast të kundër foli edhe për vetëgjyqësi.