Ndihma do të vazhdojë edhe në 10 komuna të tjera

Ndihma do të vazhdojë edhe në 10 komuna të tjera

375 familje në komunën e Prishtinës gjatë të enjtes do të marrin pako ushqimore. Kjo pasi Turqia përmes organizatës TIKA shpërndau pako ushqimore për familjet në nevojë në kryeqytet.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë e vlerësoi si një ndihmë për solidarizim nga shteti, siç tha që i është gjendur Kosovës gjithmonë.

“Sot po na gjinden kur e kemi më vështiri. Në këto momente të vështira shihen miqtë e mirë edhe ata që kujdesen që ne të jemi mirë. Sot fillojmë se ndihmat e TIKA dhe Turqisë nuk kanë të ndalur. Sot fillojmë me 375 pako ushqimore të cilat do t’i shpërndajmë në komunën e Prishtinës. 300 tek rastet sociale dhe 70 tek minoriteti turq”, tha ai.

Ndërsa, ambasadori i Turqisë, Cagri Sakar tha se gjithmonë do t’i qëndrojnë afër popullit shqiptar.

“Kosova është një shtet që ne kemi qenë në solidaritet edhe para luftës. Në këtë proces të vështirë pandemike që kemi na ka treguar të gjithëve sa jemi në solidaritet… ne në Turqi kemi filluar një kampanjë të solidaritetit dhe jemi duke vazhduar të tregojmë solidaritetin edhe jashtë kufijve të popullit të Turq”, tha ai.

Kjo ndihmë nga shteti i Turqisë do të vazhdojë edhe në 10 komuna të tjera.