Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat mbi pandeminë e Covid-19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit raportohen nëntë të vdekur dhe 375 raste të reja me koronavirus.

Krahas rasteve të reja, gjithashtu tregues pozitiv mbetet fakti se në orët e fundit janë shëruar 391 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,181, që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm.

Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 324 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.