Gjatë 24 orëve të fundit, mes datave 4 dhe 5 qershor, Ministria e Brendshme e Maqedeonisë Veriore informoi se 48 persona e kanë shkelur ndalesën për lëvizje, 38 prej të cilëve janë arrestuar ndërsa për të tjerët do të pasojnë masa adekuate.

Nga policia po ashtu njoftuan se janë regjistruar 591 shkelje për mos mbajtje të maskave për mbrojtje nga virusi.

Në këto 24 orë janë lëshuar 166 vendime për izolim, ndërsa 197 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetëizolim. Gjatë kontrolleve nëpër shtëpi për respektimin e këtyre dy masave, zyrtarët policor evidentuarn se 7 persona nuk i kanë respektuar vendimet për izolim ose vetizolim, raporton TV21./21Media