386 raste të reja të të infektuarve me virusin korona janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Gjithsej janë bërë 2267 teste. Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Shkup 178, që ndiqet nga Strumica me 44 raste, Prilepi 20, Kumanova 18, Gjevgjelia 18, Manastiri 13, Tetova 13, Koçani 10, Struga 9, Shtipi 8. Nga 7 raste të reja janë regjistruar në Ohër, Kriva Pallankë dhe Berovë. 5 në Veles, 4 në Gostivar, 4 në Radovish dhe 4 në Kërçovë. Nga 3 në Kavadar, Vallandovë dhe Shën Nikollë. Nga 2 raste të reja në Vinicë dhe Negotinë dhe nga 1 në Dibër, Probishtip, Makedonski Brod dhe Dellçevë.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 6 persona. Dy nga Shkupi, të moshës 67-vjeçare, një paciente nga Tetova 72-vjeçare, një nga Manastiri 44-vjeçare, një nga Struga 62 vjeç dhe Shën Nikolla 81 vjeç.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 154 të shëruar. Prej tyre 61 nga Shkupi, 23 nga Kumanova, 1 nga Dibra, 4 nga Shtipi, 9 nga Prilepi, 5 nga Tetova, 2 nga Struga, 5 nga Velesi, 6 nga Manastiri, 2 nga Gostivari, 1 nga Gjevgjelia, 15 nga Strumica, 2 nga Kriva Pallanka, 2 nga Radovishi, 1 nga Koçani, 2 nga Probishtipi, 4 nga Berova, 1 nga Dellçeva, 3 nga Shën Nikolla dhe 5 nga Kërçova.

Me rastet e reja të 24 orëve të fundit, numri total i të infektuarve aktiv arrin në 3373 persona. Që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 20163 persona, prej të cilëve 16009 janë shëruar, ndërsa 781 kanë vdekur./21Media