39 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

 

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 817 teste të realizuara për të dyshuar të prekur me Covid-19, 39 persona kanë rezultuar pozitiv.

Personat që janë infektuar janë nga: Shkup-7, Kumanovë-3, Prilep-8, Tetovë-2, Strugë-2, Gostivar-11, Gjevgjeli-2, Koçan-2, Kratovë-1 dhe Sveti Nikollë-1.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 48 pacientë të shëruar.

Pacientët që janë shëruar janë nga: Shkup-6, Shtip-21, Tetovë-3, Strugë-1, Manastir-1, Gostivar-6, Gjevgjeli-1, Koçan-2, Probishtip-1, Vinicë-2 dhe Kërçovë-4.

Betejën me virusin korona e kanë humbur 4 pacientë. Dy pacientë nga Shkupi dhe dy pacientë nga Kumanova./TV21

Back to top button