Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1 mijë e 725 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 396 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 278 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, nga 11 raste në Elbasan dhe Pukë, 9 raste në Lushnje, 8 raste në Shkodër, Sarandë, 6 raste në Korçë, Kukës, Mallakastër, Gjirokastër, 5 raste në Fier, Tepelenë, Dibër, 4 raste në Përmet, 3 raste në Lezhë dhe Peqin, 2 raste në Delvinë, 1 rast në Krujë, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Pogradec.

Poashtu janë shëruar 105 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11 mijë e 578 që nga fillimi i pandemisë

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 338 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 5 qytetarë të cilët ishin të infektuar me COVID-19./21Media