Në muajin maj numri i të hyrave është rritur në krahasim me muajin mars dhe prill, ku kishte rrënje për shkak të pandemisë

Këtë e bëri të ditur, Adiminstrata Tatimore e Kosovës (ATK), e cila tregoi se vetëm për muajin maj inkasimi i të hyrave në raport me planin është për 4.5 milion euro apo 13% më shumë.

Duke pas parasysh se gjatë muajve mars dhe prill,  kemi pasur rënje të të hyra si pasojë e pandemisë, në muajin maj 2020 ka rikthim të trendit rritës të të hyrave tatimore.

Në komunikatën e ATK-së bëhet e ditur se totali i inkasimit të të hyrave për periudhën janar-maj 2020 është 186.1 milionë euro

‘’Ikasimi i të hyrave nga fillimi i këtij viti deri më 18 mars 2020 ka qenë në përputhje me planifikimet e parapara, mirëpo pas kësaj date është vërejtur një trend i uljes së të të hyrave,  duke pas parasysh efektet që ka dhënë COVID 19, si dhe vendimet për shtyrje të afatit  të pagesës së detyrimeve  tatimore dhe kontribute pensionale. Totali i inkasimit të të hyrave për periudhën janar-maj 2020 është 186.1 milion euro, ndërsa, vetëm për muajin maj inkasimi i të hyrave në raport me planin është për 4.5 milion euro apo 13% më shumë’’ thuhet në komunikatën e ATK-së.

Kujtojmë se, ATK nga data 12 mars 2020, pas vendimit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve ka ndihmuar Qeverinë e Republikës së Kosovës me masat për parandalim të corona virusit,  duke pranuar denoncime nga qytetarët dhe kryerje të inspektimeve të bizneset, të cilat kanë keqpërdoruar situatën e krijuar nga COVID 19 për të rritur çmimet e artikujve bazikë ushqimorë dhe shëndetësor. /21Media