Në Komunën e Kamenicës, sot janë regjistruar edhe 4 raste të reja, në mesin e tyre edhe drejtoresha e Shëndetësisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati përmes një postimi në Facebook.

Kastrati ka bërë të ditur se deri më sot në Kamenicë janë 101 raste të identifikuara, 65 të shëruar plotësisht, 32 raste aktive dhe katër raste që kanë përfunduar me fatalitet./21Media