Katër shqiptare nga Kosova janë përfshirë në një skandal në Zvicër duke rrëmbyer, dhunuar dhe abuzuar një kolegen e tyre zvicerane.

Gjithçka ka ndodhur pasi viktima e sulmit, 23-vjeçarja Mira A. Kishte bërë një ankesë për shoqen e saj kosovare në Agjencinë për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Pasi u vu në dijeni të këtij fakti, Lara O, nënë e një djali 2 vjeçar vendosi të hakmerret dhe thirri në ndihmë dhe tre shoqet e saj Alba Z. 23-vjeçare dhe dy motrat Svea, 25-vjeçare dhe Dinora K.  29-vjeçare.

Gruaja zviceriane u rrah dhe u poshtërua me mënyra nga më të ndryshmet. Kurthi u ngrit nga Alba Z, e cila i caktoi një takim tek parkingu i një restoranti. Pjesa tjetër e vajzave po i priste atje, dhe e morën viktimën e futën në makinë dhe e çuan në pyll.

Më pas ato e çuan gruan në banesën e Lara O. dhe Svea K., dhe e torturuan në forma nga më të ndryshme që nga goditjet në fytyrë dhe deri te poshtërimi me një penis artificial.

Gruaja nga Zvicra thuhet të jetë përgjëruar për falje ndërsa kosovaret e filmonin ndërsa e keqtrajtonin.

Ato e detyruan të rrinte nudo para një kamere dhe të fliste për preferencat e saj seksuale si dhe kërkesa të tjera që kishin “torturueset” e saj.

Pasi u dhunua, zvicerania u la më pas e lirë ndërsa njoftoi dhe policinë.Disa ditë më vonë, tri kosovaret u dërguan në paraburgim.

Gjyqi  pritet të zhvillohet në mes të qershorit në gjykatën e rrethit të Bülach ZH. Tashmë ato akuzohen për për rrëmbim, privim të lirisë dhe detyrim seksual dhe pritet që të dënohen me disa vite burg.