Janë arrestuar katër persona të dyshuar për blerje, posedim, shitje dhe shpërndarje të paautorizuar të drogës dhe mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Njësiti policor fillimisht kishte arritur t’i arrestojë tre personat e dyshuar, të cilët dyshohet se ishin ndaluar në një parking të magjistrales Mitrovicë-Prishtinë, për të kryer blerjen gjegjësisht shitjen e substancave narkotike.

Gjatë kontrollimit tek i dyshuari me inicialet E. M. (1993) janë gjetur 10 gramë kokainë dhe një qese me marihuanë, të cilat dyshohet se i kishte blerë nga i dyshuari M. K. (1974) kurse te ky i fundit janë gjetur një qese e vogël me kokainë dhe paratë e përdorura në shitblerje .

Si vazhdimësi e hetimeve me urdhëresë të organeve të drejtësisë janë bërë bastisjet e shtëpive të dy personave të dyshuar, (M. K. në Gjakovë) dhe një të dyshuari të tretë (B. R. në Orlloviq).

Për bastisjet e kryera në Gjakovë është njoftuar edhe Prokurori i krimeve të rënda, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar:
– Një qese me pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 109.88 gram,
– Një qese me pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 28.44 gram,
– Dy qese me bari të gjelbër e dyshuar për narkotik të llojit marihuanë me peshe 3.2 gram,
– Një revole zastava 9 mm me nr serik 72529,
– Një karikator me 6 fishek dhe një karikator i Ak 47 i zbrazët, si dhe dy peshore digjitale,
– Dy vetura: njëra Polo me targa lokale dhe tjetra Shkoda me tabela zvicerane,
– Para të konfiskuara nga i dyshuari (M. K. Gjakovë) janë 735 Euro,
– Ndërsa para të konfiskuara nga i dyshuari (E. M.) janë 65 Euro dhe dy telefona.

Ndërsa gjatë bastisjes së shtëpisë tek i dyshuari (B. R. në Orlloviq) anë gjetur dhe konfiskuar :
– Një revole tipit Pjetro Bereta kalibri 7.65 me një karikator me 7 fishekë, 14 fishekë të kalibrit 7.62 mm, tre fishek të kalibrit 7.65 dhe dy gëzhoja të kalibrit 7.65,
– Një qese e vogël e mbushur me substancë të dyshuar të llojit Kokain me peshë 0.63 gram,
– Një kuti plastike e mbushur me substancë te dyshuar narkotike te llojit Kokain me peshë 27.89 gram,
– Dy telefona dhe para të gatshme 35 euro, 10 franga, 10 dinar dhe 26 dollar.

Ky operacion policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim në mes të njësiteve DHTN-Prishtinë dhe Gjakovë, të asistuara edhe NJSO Prishtinë.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar pas intervistimit me urdhër të prokurorisë themelore departamenti i krimeve të rënda, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e ndalimit./21Media