Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konfirmuar 301 raste të reja me koronavirus dhe katër viktima.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë 144, Korçë 30, Fier 27, Vlorë 26 etj.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, betejën me COVID-19 e kanë humbur një 56-vjeçare nga Fieri, një 60-vjeçare nga Lezha, një 69-vjeçare nga Tirana dhe një 73-vjeçar nga Korça.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët pesë janë të intubuar.

Që nga shpërthimi i epidemisë, me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 17.651 raste, prej tyre 10.225 janë të shëruar, 6.968 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 458 persona.