Situata e koronavirusit në Shqipëri vijon të mbetet serioze ku është rritur sërish numri i të shtruarve në spitale me simptoma të rënduara.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u shënuan 4 viktima si pasojë e koronavirusit ku në total numërohen 117 viktima.

Gjithashtu u shënuan 119 raste të reja nga 482 teste të kryera. Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 4290.

Viktima – Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: Një 67 vjeçare nga Tirana dhe një 82 vjeçar nga Vlora në spitalin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” një 75 vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Të shtruar – Megjithë të shëruarit, vijon të ketë rritje të të shtruarve në spitalet COVID. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar.

Të infektuar – Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 482 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 119 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon – 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.

Të shëruar – Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2,397 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (21 Korrik 2020)

Testime totale       36388

Raste pozitive        4290

Raste të shëruara  2397

Raste Aktive          1776

Humbje jete          117 (Qarku Tiranë 60, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   893

Durrës                  201

Shkodër               201

Vlorë                     100

Lezhë                    89

Korçë                    63

Kukës                    52

Elbasan                51

Fier                       43

Berat                     35

Dibër                     26

Gjirokastër         22./oranews