Brenda 24 orëve janë regjistruar 162 persona të infektuar me koronavirus nga gjithsej 1350 teste të realizuara. Në Institutin për Shëndet Publik në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 109 pacientë të shëruar, ndërsa nga ministria e Shëndetësisë informojnë se 4 persona kanë humbur betejën me Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 18.138 persona të infektuar me Covid-19, numri i të shëruarve ka arritur në 15.068, numri i viktimave 743, ndërsa raste aktive për momentin janë 2327./21Media