4 të vdekur dhe 215 raste të reja me koronavirus në Kosovë
27 Dhjetor 2020
Katër persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 215 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.012 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 215 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (70, 69 vjeç), Drenas 1 rast (52 vjeç) dhe Istog 1 rast (61 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 50.620 raste nga 179.402 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.309 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 428 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.562 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.749./21Media
428 TË SHËRUAR DHE 215 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…
Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Sunday, 27 December 2020